Arrestohet disa orë pas ngjarjes autori i vrasjes që ndodhi sot në një fshat të Memaliajt, ku djali i mori jetën babait me sëpatë dhe më pas iku nga vendi i ngjarjes.
Policia kishte ngritur pika të shumta kontrolli dhe mësohet se ai u kap teksa ishte nisur per ne Tirane, në një furgon në fshatin Poçem në aksin Tepelenë- Levan.
Mësohet se Arjan Shehaj ka bërë rezistencë në momentin që e kanë ndalur forcat e policisë, të cilat i ka kundërshtuar me dhunë.
Dyshohet se i riu qe ka kryer krimin vuan nga probleme mendore dhe ka pasur disa tentativa te perseritura per te vrare te aferm te tij.
Nje vit me pare ka tentuar te vrase nje kusheri, ndërsa në 2003 ka tentuar të vrasë të ëmën.
Sot, ishin ngritur si çdo ditë normalisht dhe me të atin kishin shkuar për dushk, por pas një grindje mes tyre, ka ndodhur ngjarja e rende.