Ylli Baka i nxjerr bojën Cekes, tregon si ja kishte punuar ai mbrapa krahëve për 500 mijë lekë


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Këngëtari Ylli Baka ishte i ftuar dje në mbrëmje tek emisioni “Xing me Ermalin”, ku ndër të tjera ai foli edhe për pazaret që bëhen herë pas here në kurriz të njëri-tjetrit nëpër koncerte.  Ylli tregon një rast të vetin kur aktori i famshëm i humorit Cekja e Beratit, tentoi të përfitonte para nëpërmjet tij.

“Ceken e kam mik shumë të vjetër. Më do dhe e dua shumë. Por njëherë, rastësisht ma futi. Po ktheheshim nga Greqia me Ceken dhe me Bes Kallakun dhe Cekja ikën për Roskovec, ne ikim për Tiranë. I them Besit ta marrim njëherë Ceken a vajti në shtëpi apo jo dhe i them të bëjë sikur është nga Gjirokastra dhe e donte për një koncert”, tregon Baka. 

Më tej ai imiton Besin i cili duke folur tamam si një gjirokastrit, i thotë Cekes se e donte për një koncert në Gjirokastër dhe donte edhe një këngëtar nga Jugu. Cekja menjëherë kishte përmendur Yllin por ndërkohë që për vete kishte kërkuar 1000 euro, për Yllin kërkoi 1 milion lek.

“U mbyll pazari dhe për tre minuta Cekja më merr mua”, vijon më tej Baka dhe citon Ceken që i thotë për koncertin dhe i flet për pazarin. “Se kam si Ervinin tim dhe nuk të lë pa lekë. 500 mijë lekë do marrësh!”, i kishte thënë aktori Bakës.

Pavarsit kësaj situate që kishte përfunduar me të qeshura, ata të dy vijojnë të kenë marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin dhe këtë gjë e treguan edhe edhe në një telefonatë të bërë në mes të emisionit.