Elison Kazma ka tërhequr pohimet e bëra më parë në lidhje me çështjen “Lazarati 2”. Kazma ka thënë se ka deklaruar nën terror se të pandehurit kishin plan të sulmonin policinë. Kazma, nga Lazarati, pranoi se i njeh të pandehurit, por mohoi detajet e tjera. Elis Kazma është dëshmitar në procesin për vrasjen e policit të RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Basha./Top Channel