Vodhi magazinën me sherebel, pranga për 32-vjeçarin nga Ksamili

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Vjedh bimë medicinale, zbulohet dhe ndalohet nga policia shtetasi: Sefer K, 32 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.Shërbimet e Policisë së Delvinës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Sarandë, kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit Sefer K, i cili dyshohet të jetë autor i vjedhjes së një magazine në pronësi të shtetases P. Ç, Delvinë, më 18 Shtator 2018.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi Sefer K ka vjedhur në këtë magazinë bimë medicinale me qëllim për ti shitur për përfitime personale si dhe një sasi parash prej 1000 Euro. Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:  282 kilogramë bimë medicinale, 200.000 lekë të rinj. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale Vjedhja, parashikuar nga neni
134/2 i Kodit Penal.

Sondazh: Votoni personazhin e vitit 2018 në Gjirokastër (lista me 10 kandidatë)