Vlonjatët “memecë” edhe para Gjirokastrës, mendjen tek 3 pikët apo tek trajneri i ardhshëm?


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Flamurtari do të reduktojë në masë shpenzimet për sezonin e ardhshëm, emri i fundit që ka dalë në skene, që duket dhe më i duhuri për stolin e Flamurtarit për sezonin që vjen është ai i “Ardi Bozhanit”.

Duket që Flamurtari do t’i bësojë stolin e trajnerit, një njeriu me mjaft ekspërience, vlonjati ka punuar më të rijntë e deri të ekipi i parë i Flamurtarit, mesa duket ekipi i Vlorës po mendon më shumë për të ardhmën duke ndertuar një ekip me një strukturë të brëndshme, Bozhani mendohet të ndërthyri të rijntë më të talentuar të akademinë së Vlorës tek ekipi i parë.Një gjë është e sigurt me “Ardi Bozhanin” pritet një Flamurtar krejt ndryshe nga ai i momentit.

Këtë javë Flamurtari do të udhëtojë në Gjirokastër për tu ndeshur kundrejt Luftëtarit, një ndeshje shumë delikate për ekipin e Vlorës që diskutohet në rastin më të keq edhe mbijetesa. Nuk ka konferencë shtypi edhe para ndeshjes së nesërme me Luftëtarin në kampin vlonjat, ashtu siç ndodhi para Teutës. Kohët e fundit, drejtuesit e klubit vlonjat kanë vendosur që të mos ketë deklarata për shtypin sportiv.

Trajneri Ardi Behari dhe ekipi i tij janë përgatitur në heshtje për transfertën me Luftëtarin, e vlerësuar nga të gjithë si ndeshja kyçe për objektivin e Europës. Vlonjatëve u duhet të fitojnë në fushën e një rivali direkt, për të mbetur në garën europiane në 5 javët e fundit.

Por gjërat nuk kanë shkuar mirë pas ndeshjes me Teutën, ku veç ndëshkimit me karton të kuq të Veliut, u dëmtuan edhe Ardit Hoxhaj dhe Danilo Alvesh. Të tre do të mungojnë në ndeshjen e nesërme, ashtu si dhe sulmuesi Kamara për shkak dëmtimi.

Kthehet kapiteni Bushiç, tek i cili do të varen shpresat por fitore në këtë ndeshje mjaft delikate, që u ka “mbyllur” gojën vlonjatëve