Vllaznia analizon Teutën, synon pikë edhe në Gjirokastër

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Vllaznia ka analizuar ndeshjen e fundit me Teutën dhe konkluzioni i dalë prej saj ka qenë se ecuria e rezultateve pozitive duhet të vazhdojë. Bindja është se asgjë nuk është arritur me dy fitoret e fundit. Siç ka bërë të ditur vetë klubi shkodran, në këtë analizë, përveç futbollistëve dhe stafit teknik, ka marrë pjesë edhe administratori i klubit, Astrit Gjyrezi. Ky i fundit ka vlerësuar skuadrën për fitoren e arritur ndaj Teutës, por nga ana tjetër, ka theksuar se ajo ka ende për t’u përmirësuar në lojën e saj.

Administratori Gjyrezi u ka kërkuar futbollistëve të mos e ulin ritmin e punës, të vlerësohet maksimalisht çdo ndeshje e radhës, sepse kampionati po bëhet gjithnjë e më i vështirë dhe rezultatet pozitive duhet të vazhdojnë, pasi asgjë nuk është arritur. Kanë diskutuar edhe disa nga titullarët e skuadrës, të cilët e kanë pranuar se Vllaznia nuk ka bërë ndeshjen e saj më të mire, por në këto momente e rëndësishme është marrja e pikëve, çka i ka ngrohur të gjithë. Ndërkohë, trajneri Ernest Gjoka ka vlerësuar fitoren ndaj Teutës, por ka vazhduar të jetë kërkues ndaj futbollistëve, sepse i pret një sfidë edhe më e vështirë këtë javë, ndaj Luftëtarit. Konkluzioni i analizës ka qenë se Vllaznia i ka të gjitha mundësitë për të marrë pikë edhe në Gjirokastër dhe me këtë objektiv do të shkojnë atje. 

Sondazh: Votoni personazhin e vitit 2018 në Gjirokastër (lista me 10 kandidatë)

Leave a Reply

Your email address will not be published.