Superjahti Al Mirqab i ish-kryeministrit të Katarit Hamad bin Jassim bin Jabar Al Thani është ankoruar mbrëmjen e djeshme në Portin e Sarandës.
Në foto e siguruara nga newsbomb.al shihet superjahti 250 milionë dollarësh i cili bëhet gati të ankorohet në Sarandë, ndërsa kategorizohet si një ndër jahtet më të mëdha në botë. Mjeti lundrues në pronësi të ish-kryeministrit të Katarit është dizajnuar nga arkitekti i famshëm i jahteve, Tim Heywood, ndërsa dizajni i brendshëm është bërë nga Andrew Winch Designs.
Ai është 133 metra i gjatë dhe 18 i lartë, me 10 dhoma gjumi, pishinë, palestër, seksion vip dhe dy dhoma speciale vetëm për pronarin, me çelik special dhe një shpejtësi maksimale 20.3 km/h