Mediat greke shkruajnë se kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Greqi. “Trikalavoice”, shkruan se Rama ka vizituar të enjten Trikalan, dhe më tej bën me dije se ka drekuar në restorantin “Aigli”.
Restoranti është pjesë e hotelit “Panellinion”, dhe siç raporton media, kryeministri ka drekuar i vetëm, dhe më pas ka konsumuar një kafe në hijen e sheshit.Ende nuk ka informacion për arsyet e vizitës së kryeministrit, dhe “diskrecionin” lidhur me të. “Por, Rama e ka vizituar Trikallën edhe më parë, si mysafir nderi për komunitetin shqiptar që jeton këtu,” nënvizon media greke.
Foto nga hoteli ku mediat greke raportojnë se ka qëndruar Rama: