Kryeministri Edi Rama mbylli vizitën dy ditore në Gjirokastër, ku zhvilloi disa takime të ndryshme me banorët, mbledhje qeverie si dhe takime të tjera pune. Por nëse i referohemi axhendës së tij të plotë, të cilën ArgjiroLajm.net e pati bërë publike të dielën pasdite, Rama nuk zhvilloi intervistën në Televizionin publik Gjirokastra. Kjo intervistë ishte parashikuar të zhvillohej të hënën në orën 19:00 por për shkak të kohës së kufizuar që pati në dispozicon, ajo u anulua momentet e fundit. Në përfundim të dëgjesës në Pallatin e Sportit, Rama mori pjesë në një darkë me personalitete të spikatura të Gjirokastrës dhe më pas në një mbrëmje festive me njerëz të PS Gjirokastër.
© ArgjiroLajm.net