Vizita e presidentit Meta në Gjirokastër, nderohet doktor Vasil Laboviti (FOTO)

Gjatë vizitës në Gjirokastër Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë edhe në ceremoninë e vlerësimit me titullin ‘Nderi i Kombit’ (pas vdekjes) i doktorit të shquar Vasil Laboviti. Bashkë me kreun e shtetit në këtë ceremoni ishte edhe veterani i mjekësisë gjirokastrite, Kanan Zanaj. Në fjalën e tyre të rastit ata vlerësuan kontributin e çmueshëm të doktor Labovitit për vite me radhë. Në fund u zbulua edhe bazorelievi me portretin e tij.