Vijon shkatërrimi i bregdetit në Ksamil, familja pengohet të marrë pronën


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Familja Iljadhi vijon të denoncojë publikisht pengimin që sipas saj i bëjnë institucionet vendore në Bashkinë e Sarandës zbatimit të një vendimi gjykate për rrethimin e një prone në Ksamil. Përkundër vendimit të gjykatës, sipas tyre, struktura të bashkisë Sarandë mbështesin atje ndërtime të paligjshme dhe shkatërrim të bregdetit.

Zgjidhja e çështjes së pronës ka qenë një prej prioriteteve të çdo qeverie që ka drejtuar Shqipërinë në 29 vite tranzicion.

Por në Sarandë janë institucionet lokale që mbajnë peng potencialet e zhvillimit që çliron kthimi i pronës tek pronari i ligjshëm, duke kundërshtuar edhe vendimet e formës së prerë të gjykatës.

Shembulli më konkret është prona e familjes Iljadhi në Ksamil.

Me veprime deri anti-ligjore ose më e pakta mos veprim mbi bazë të ligjit ajo mbahet peng dhe pronarët e njohur nga Gjykata mbahen larg saj.

Pushteti vendor në Sarandë duke përdorur policinë bashkiake, Inspektoriatin Vendor të Mbrojtjes së Territorit dhe Prokurorinë e rrethit gjyqësor Sarandë prej 6 muajsh vazhdon të pengojë veprimet për ekzekutimin e një vendimi të gjykatës së formës së prerë për pronën e Spiro Iljadhit në Ksamil.

Në këtë situatë mosveprimi dhe fshehje të insticioneve, persona që për ligjin janë të paligjshëm vijojnë të ndërtojnë brenda pronës dhe shkatërrojnë sipas pretendimeve të pronarëve që njeh shteti bregdetin.

Kjo situatë duhet të sherbenin si këmbanë alarmi për çdo institucion që të vepronte, por kjo nuk ka ndodhur.

Por ndryshe nga Inspektoriati Vendor nën varësinë e Bashkisë Sarandë, Inpsktoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit përmes një shkrese thotë se është në pritje të përfundimit të verifikimit për pronat që janë ndërtuar brenda territorit të pronës që me vendim gjykate i njihet familjes Iljadhi.

Ndërsa prokuroria nuk ka dalë ende me asnjë qëndrim për kallzimet që familja Iljadhi ka bërë në lidhje me këtë situatë./Ora News