Një tjetër kandidat nga listat shumëemërore të Partisë Demokratike është paraqitur sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të dorëzuar formularin e dekriminalizimit.
Bëhet fjalë për kandidatin Erion Piciri, i cili në zgjedhjet e fundit qendrore të vitit 2017, ka garuar për deputet në listën e selisë blu për qarkun e Tiranës. Pas vlerësimit të figurës dhe dhënies së mandatit nga KQZ-ja, Piciri do të bëjë betimin procedurial të ligjvënësit në Kuvend.
Aktualisht, organi legjislativ i vendit numëron 102 deputetë.