Vijon përçarja në PD, një tjetër kandidat pritet të marrë mandatin e deputetit


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Numri i kandidatëve nga listat e PD që pranojnë mandatin e deputetit sa vjen edhe rritet dita ditës. Së fundmi Korab Lita ka dorëzuar mandatin e dekriminalizimit në Komisionin Qëndron Zgjedhor.

Ai ka qenë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike në Tiranë dhe ndodhet i 21-ti në rradhë i cili do të zëvendësojë Dashamir Shehin.

Korab Lita ka qenë dy herë zv.kryetari i Bashkisë Kamëz, numri dy i Xhelal Mziut. Gjithashtu ai ka marrë pjesë në disa protesta të opozitës si dhe në çadrën e lirisë, gjë që e dëshmojnë edhe fotot e mëposhtme.

Me marrjen e mandatit nga Korab Lita, Kuvendi bëhet me 100 deputetë. Deri më tani, pa emrin e tij opozita e re në Kuvend ka 20 deputetë.