Rotacion në Kadastren e Vlorës. Jep dorëheqjen Florian Almadhi, drejtori i Kadastrës në qytetin bregdetar. Arsyet nuk janë bërë të ditura.
Almadhi është zëvendësuar nga Alteo Nazëraj.
Ky lajm vjen një ditë pasi në Elbasan, dha dorëheqjen drejtori i Tatimeve Bedri Bejtja.
Në detyrën që mbante më parë Bejtja, është deleguar Vangjel Ranxha.
Javën e shkuar është larguar nga detyra drejtori i OSHEE Sarandë dhe drejtori i Tatimeve.