Dy vjedhje kanë ndodhur së fundi në Sarandë. Sipas policisë, gjatë natës së kaluar në fshatin Finiq është vjedhur banesa e shtetasit G. B., vjeç 58, ku autorët kanë marrë disa sende shtëpiake dhe një sasi lekësh. Ndërkohë në qytetin e Sarandës, në lagjen “Baba Rexhep”, është vjedhur banesa e shtetasit M.M., 56 vjeç, banues në Sarandë. Në të dyja këto raste autorët nuk janë gjetur nga policia. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.
© ArgjiroLajm.net