Pjesë e spektaklit ‘Virtuozët’ në Tv Klan është edhe një fëmijë me origjinë nga Gjirokastra; 10-vjeçari Erind Bajo. Gjyshërit e tij jetojnë në lagjen ‘Cfakë’ të qytetit, ndërsa ai me familjen në Tiranë. Erindi luan mjeshtërisht në disa instrumente si piano, firzamonikë, kitarë dhe mandolinë. Ai ka marrë pjesë në disa aktivitete kulturore për fëmijë, ndërsa vazhdon studimet në shkollën ‘Pal Ëngjëlli’ në kryeqytet. Në videon më poshtë shihni interpretimin e tij në spektaklin ‘Virtuozët’.