Autoriteti Rrugor Shqiptar së bashku me Policinë ka vendosur heqjen 35 tabelave sinjalizuese me dy gjuhë, në rrugën kombëtare, Qafë Muzinë-Sarandë-Konispol. Aksioni u krye gjatë natës së kaluar. Argjirolajm.net ka siguruar video nga ky moment.
Në një reagim publik ARRSH-ja sqaron se tabelat në gjuhën greke dhe atë shqiptare janë hequr për shkak se ajo nuk plotësojnë standardet e Kodit Rrugor Shqiptar.
“Gjithashtu u konstatua se këto tabela sinjalizuese nuk plotësonin specifikimet teknike të përcaktuara në legjislacionin në fuqi përsa i përket renditjes së emertimëve në gjuhën shqipe dhe atë minoritare, ngjyrës dhe madhësisë së shkrimit të përdorur”, thekson ARRSH.