Kryetari i opozitës Lulzim Basha ishte sot pasdite në Gjirokastër. Që në hyrje të qytetit ai u prit nga një grup militantësh të PD-së, të cilët mbanin në duar flamuj blu dhe thërrisnin ‘Rama ik’. “Entuziazmi dhe shpresa për të nesërmen europiane të Shqipërisë, ndihen që në hyrje të Gjirokastrës. #ShqiperiasiEuropa #11Maj”, shkruan Basha në faqen e tij në Facebook teksa publikon një video live nga momentet e pritjes. Më pas karvani i makinave me mbështetësit e PD-së ndoqi rrugën drejt kinoteatrit të Gjirokastrës për të vijuar takimin sipas axhendës. Shihni pamjet.
©argjiroja.net