VIDEO/ Shihni militantët e PD-së se si kërcënojnë deputetet e PS-së


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Në tubimin e djeshëm të opozitës u regjistruan disa akte dhune. Ministri Klosi dhe deputeti Sterkaj u sulmuan nga protestuesit, ndërsa në rrjetet sociale po qarkullon një tjetër video, skandaloze, kur dy deputete socialiste Evis Kushi, e PS në Elbasan dhe Antoneta Dhima e PS në Fier largohen me vrap pas kërcënimeve nga militantët e opozitës. Situata e frikshme ka ndodhur dje, perballe nje lokali te Pedonalja teksa deputetet sapo kishin dalë nga Kuvendi i Shqipërisë. Por në këtë moment ndërhyn njëri nga ‘shërbimi’ i PD-së duke ndaluar militantët me argument pasi “janë gra”. ‘Leri bac se janë gra’ dëgjohet duke thënë ai.

Konflikti politik rrezikon të kthehet në gjueti personale teksa opozitarët i shikojnë si armiq deputetët e shumicës.Disa herë liderët e opozitës që tashmë ka braktisur Kuvendin, Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë paralajmëruar akte dhune ndaj kryeministrit dhe deputetëve duke thënë shprehimisht se do tërhiqen zvarrë në Lanë apo se do të përfundojnë në koshë plehrash si deputetë në Ukrainë. Mesa duket këto thirrje frymëzojnë militantët që të përndjekin personalisht eksponentë të mazhorancës.