Njeriu i fundit që ka parë ekstremistin Kostandinos Kacifas përpara se të ekzekutohej është çobani i fshatit Bularat. Ai ka rrëfyer për mediat greke çfarë ndodhi mesditën e datës 28 tetor, kur forcat RENEA nisën operacionin për kapjen e 35-vjeçarit.
“Më thotë ke pak ujë për të pirë. I dhashë ujë. Nuk dija asgjë për çfarë kishte ndodhur në fshat. Ishte një luftë e vërtetë. Shyqyr që shpëtova për vete, nuk mora ndonjë plumb. Ishte një gjë e frikshme”, thotë çobani.
I pyetur nëse kishte parë ndonjë polic të thërriste me megafon, çobani thotë se nuk mban mend asgjë, nuk kuptoi asgjë sepse ishte i trembur.
Më tej në videon më poshtë flasin edhe prindërit e Kostandinos Kacifas. Ekstremisti u vra nga forcat RENEA pasi terrorizoi fshatin me armë, qëlloi kundër policisë dhe nuk pranoi të dorëzohej.
©ArgjiroLajm.net