Plot 2 vjet e 8 muaj zgjati arratia e Klemet Balilit, i etiketuar nga mediat greke si ‘Eskobari i Ballkanit’. Sot ai është vetëdorëzuar në polici, për t’u përballur me drejtësinë. Pas daljes nga banesa në fshatin Stjar të Delvinës, me makinën e nipit të tij, Rigels Balili, i cili është dhe kryebashkiak i Delvinës, Balili është futur në automjetin privat të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Shihni më poshë pamjet.
©argjiroja.net