Vijon prej më shumë se një javë të jetë i zhdukur 30-vjeçari Sokol Rama nga fshati Mamaj i Tepelenës. Prindërit e tij kanë folur për Televizionin Gjirokastra, duke rrëfyer edhe momentet e fundit të ndarjes me djalin. Sipas nënës së tij, Velide Rama, i biri i kishte thënë se do të shkonte në Përmet të takonte një shok. Pasi ajo e ka marrë në telefon disa orë më pas, celulari i tij dilte i fikur. Babai thotë se djali i tij nuk kishte asnjë konflikt me persona të tjerë. Prindërit e Sokol Ramës urojnë vetëm që ai të jetë gjallë. Ndiqni në videon më poshtë rrëfimin e plotë të tyre.
©argjiroja.net