VIDEO/ Habit Zamira Rami në Gjirokastër, Ditën e Verës e feston në Sulltan Novruz më 22 Mars (Edhe një gafë tek spoti)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Erion Veliaj nuk është i vetmi që zhvendosi festimet për Ditën e Verës një ditë pas protestës së opozitës, duke u dhënë atyre festimeve edhe sfond politik. Zamira Rami në Gjirokastër po bën të njëjtën gjë.

Ndërsa Veliaj i shtyu me tre ditë festimet, Rami i shtyn me një javë. Bashkia Gjirokastër thotë se festimet për Ditën e Verës do të bëhen më 22 mars në Parkun e Viroit. Për këtë ka publikuar edhe një spot, përmes së cilit u bën thirrje njerëzve t’i bashkohen festimeve.

Gafa në spot, ku spikerja flet për ‘gara aeronautikare’ dhe jo ‘gara të aeronautikës’ siç do të ishte korrektja, është një çështje pa rëndësi në raport me një detaj tjetër që nuk duhet anashkaluar. Më 22 Mars janë festimet për Sulltan Novruzin.

Njerëzit zakonisht shkojnë në teqe për të kryer ritualet e tyre liturgjike. Mbivendosja e një feste pagane si Dita e Verës me një festë fetare si Sulltan Novruzi duket e habitshme. Shihni më poshtë spotin e publikuar në faqen e Bashkisë Gjirokastër.

©argjirolajm.net