Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një ‘qytetari dixhital’ që flet për ngjarjen e dy ditëve më parë në Gjirokastër, ku një efektiv policie mbeti i plagosur rëndë. Sipas ‘qytetarit dixhital’, efektivi ka tentuar të vrasë veten. Berisha thotë se policia fsheh ngjarjen. Por duket se ‘qytetari dixhital’ e ka mashtruar Berishën në këtë rast, pasi Policia e Gjirokastrës nuk e fshehu ngjarjen. Pak pasi kishte ndodhur ajo shpërndau për mediat një njoftim të shkurtës. Sidoqoftë më poshtë statusi i plotë i Berishës.
“Ne Gjirokaster nje polic vret veten! Narkopolicia fsheh aktin! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Mbr doktor, nje polic ne gjirokaster ka vrare veten me arme, sapo e sollen”” Një efektiv policie është vetëplagosur me armë zjarri në banesën e tij mbrëmjen e sotme në Gjirokastër. Polici i plagosur është Sotiraq Aliko me detyrë në stacionin policor kufitar të Sopikut. Sipas policisë, 58-vjeçari u vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij. Ai është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e vetëplagosjes së policit.