• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Verorja, simboli i bukur i Ditës së Verës. Ja domethënia e saj

13/03/2018
Verorja, simboli i bukur i Ditës së Verës. Ja domethënia e saj

Të gjithë i mbajmë mend veroret, fijet e thurura të bardha e të kuqe, që gjyshet dhe mamatë na lidhnin në duar në fillim të muajit mars.Veroret, simboli i pranverës, krahas hijeshisë dhe thjeshtësisë së tyre, përcjellin dhe urimet për shëndet të mirë gjatë të gjithë vitit.Ky rit bazohet në legjenda të trashëguara brez pas brezi. Siç thuhet në to, prejardhja e veroreve është nga Bullgaria. Për bullgarët ngjyrat e para të pranverës janë e bardha dhe e kuqja. Fijet e ndërthurura, të bardha e të kuqe, janë simboli i pranverës, i quajtur verore ose në bullgarisht “martenica”, sipas emrit të muajit të parë të pranverës “mart” (marsi).

Prej kohërave shumë të lashta bullgarët e presin 1 Marsin të stolisur me verore. Dielli i kuq që po agon shkëlqen mbi dëborën e marsit, dhe këtë pamje ata mund ta shohin në veroren bardhë e kuqe.Sipas traditës, veroret punohen nga gruaja më e moshuar e familjes. Ndaj dhe gjyshet me lidhjen e verores bekojnë nipat e tyre të rriten të bardhë e me faqe të kuqe, si edhe zonja e shtëpisë shpejton në mëngjesin e 1 Marsit t’u lidhë verore kafshëve shtëpiake dhe pemëve të kopshtit, që të japin fruta gjatë vitit, madje dikur gratë u kanë lidhur verore dhe sendeve më të rëndësishme shtëpiake.

Ndërkohë ndjenja estetike, fantazia, si dhe besimet popullore, i kanë bërë gratë që t’i shtojnë verores diçka tjetër, një rruazë bojë qielli për të ruajtur vajzat dhe fëmijët nga syri i keq, një monedhë të vogël për pasuri, një thelpi hudhër për të dëbuar forcat e liga, etj. Në këtë mënyrë çdo verore gëzon pamjen e vet origjinale dhe ruan “magjinë” e vet.Fillimisht verorja mbahej si nuskë që të ruante nga forcat e liga dhe të tërhiqte forcat e mira. Por dalëngadalë besimet dhe simbolet e vjetra janë harruar. Në kohën tonë veroret lidhen me urimet për shëndet dhe fat. Së bashku me urimin për një pranverë dhe vit të shëndetshëm, lidhni veroret dhe mbajini në duar deri në momentin që të shihni dallëndyshen e parë, ashtu siç na kanë treguar gjyshet./shqiptarja.com

Related Posts

Jo menjëherë sapo zgjoheni: Kur është koha e duhur për të pirë kafen e mëngjesit?
Lifestyle

Jo menjëherë sapo zgjoheni: Kur është koha e duhur për të pirë kafen e mëngjesit?

05/07/2025
Zbulimi i fundit, NASA-s gjen prova se planeti Mars mund të ketë qenë i banueshëm
Lifestyle

Zbulimi i fundit, NASA-s gjen prova se planeti Mars mund të ketë qenë i banueshëm

04/07/2025
Henri, krokodili që sfidon moshën, ende në rritje pas dekadash
Lifestyle

Henri, krokodili që sfidon moshën, ende në rritje pas dekadash

02/07/2025
Një zbulimi i papritur në një varr të lashtë mund të ‘ndihmojë në luftimin e kancerit’
Lifestyle

Një zbulimi i papritur në një varr të lashtë mund të ‘ndihmojë në luftimin e kancerit’

30/06/2025
Toka po rrotullohet më shpejt, vera me ditë më të shkurtra se zakonisht
Lifestyle

Toka po rrotullohet më shpejt, vera me ditë më të shkurtra se zakonisht

29/06/2025
Dita Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës
Lifestyle

Dita Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës

26/06/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Analizë: Trump, Siria dhe Izraeli: Loja komplekse ku Erdogan kërkon përfitime

Analizë: Trump, Siria dhe Izraeli: Loja komplekse ku Erdogan kërkon përfitime

05/07/2025
Aksident në Sarandë–Delvinë, 4 të plagosur, detajet e para nga ngjarja

Aksident në Sarandë–Delvinë, 4 të plagosur, detajet e para nga ngjarja

05/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al