Teksa deputeti demokrat i Gjirokastrës, Tritan Shehu, kërkoi dorëheqjen e ministrit Ditmir Bushati, deputeti socialist Flamur Golemi shprehet se vendimi i sotëm është një lajm i mirë për vendin dhe se puna e mirë e Shqipërisë është shpërblyer.
“Një lajm i mirë sot për Shqipërinë në rrugëtimin tonë të përbashkët drejt BE-së. Duke vlerësuar progresin e reformave që janë ndërmarrë, sot është zyrtarizuar data për çeljen e negociatave; qershori i vitit 2019. Ky është një proces i pakthyeshëm dhe që na shton më shumë përgjegjësinë. Puna e mirë shpërblehet!”, shkruan Golemi në faqen e tij në Facebook.