Gjykata për Krime të Rënda dënoi me 15 vite burg Kelmend Balilin, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim konvertohet në 10 vite. Gjykata e shpalli të fajshëm Balilin, për të 4 akuzat e ngritura nga Prokuroria. Konkretisht, për trafikim të lëndëve narkotike, në kuadër të grupit kriminal, u dënua me 14 vite. Për grup kriminal me 2 vite e 6 muaj. Për refuzimin për të deklaruar pasurinë me 6 muaj dhe për pastrim parash me 5 vite.
Gjatë seancës, mbrojtja e Balilit pretendoi pafajësi, ndërsa shtoi se edhe provat e vetme të prokurorisë, që ishin përgjimet, nuk vërtetonin që Balili është pjesë e grupit kriminal.
Balili do të vuaj dënimion në një burg të sigurisë së lartë. Gjykata për Krime të Rënda u tërhoq që të marrë vendimin përfundimtar për Kelmend Balilin, ndërsa mbrojtja kërkoi pafajësi.
Në një seancë e cila zgjati rreth dy orë, avokati Theodhori Sollaku, kërkoi rrëzimin e akuzave të Prokurorisë, si të pambështetura në prova.
Vetë Balili, i pranishëm në seancë nuk foli, ndërsa të pranishëm ishin edhe familjarë të tij.