Vendimi i Metës për 30 qershorin, Rama mbledhje urgjente me kryesinë e PS-së


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Edi Rama ka mbledhur Kryesinë e Partisë Socialiste pak minuta pasi presidenti firmosi zyrtarisht anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Në mbledhjen e Kryesisë së socialistëve do të diskutohen hapat që do ndërmarrë maxhoranca pas vendimit të Kreut të Shtetit.

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi një ditë më parë gjatë takimeve elektorale në Bulqizë dhe Dibër se me vendimin që mori Ilir Meta nuk e meriton më të qëndrojë në zyrë.