Parlamenti votoi sot me 98 vota pro emërimit të Artur Metanit në krye të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë (ILD).
Metani ishte renditur i pari në listën që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) i kishte dërguar Kuvendit. Ai është vallai i deputetets socialiste Eglantina Gjermeni – ish ministre.
Prej vitit 2002 deri në 2012, Metani ka qenë këshilltar i Presidentëve Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi.
ILD është institucioni përgjegjës për verifikimin e ankesave dhe fillimin e hetimeve administrative ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe anëtareve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Prokurorisë.