Vdekje e mistershme, shuhet në moshën 28-vjeçare muzikanti me famë botërore

DJ i njohur Avicii ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare në Oman. Suedezi është i njohur ndërkombëtarisht ka pasur bashkëpunime me këngëtarë të njohur si Madonna, Coldplay, etj. Përfaqësuesi i tij tha në një deklaratë: “Me dhimbje të thellë njoftojmë humbjen e Tim Bergling, i njohur edhe si Avicii”. “Familja e tij është e shkatërruar dhe ne i kërkojmë të gjithëve që të tregojnë respekt për privatësinë e tyre në këtë kohë të vështirë. Asnjë deklaratë e mëtejshme nuk do jepet”, shtohet në njoftim, pa bërë të ditur rrethanat e ndarjes nga jeta të DJ Avicii.