Një tjetër kandidat në pritje i LSI për të marrë mandatin e deputetit ka dorëzuar pranë KQZ formularin e dekriminalizimit. Ai është Ralf Gjoni, i cili bëhet kështu ‘dezertori’ i radhës që preferon të marrë mandatin e deputetit, pavarësisht vendimit të kësaj force për t’i djegur mandatet. Ai ka dorëzuar formularin e plotësuar në KQZ , nga ku pritet më pas të marrë mandatin e deputetit për qarkun e Tiranës. Lefter Koka është një tjetër deputet i LSI-së që nuk ka dorëzuar mandatin, ndërsa në Kuvend janë futur nga kjo forcë dy deputetë të tjerë; Ylli Shehu dhe Ediola Braha në listën e Gjirokastrës.