• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vazhdojnë të na vjedhin, kompanitë celulare rrisin tarifat e ofertave

13/02/2020
Vazhdojnë të na vjedhin, kompanitë celulare rrisin tarifat e ofertave

Pa u ndjerë dhe pa shumë bujë, kompanitë celulare në vend kanë rritur çmimet. Duke nisur nga ditët e para të muajit shkurt 2020, është rritur “dyshemeja” e atyre që konsiderohen oferta nga kompanitë celulare. Kështu, nuk ka më asnjë ofertë me çmim nën 900 lekë, ndërsa ka edhe zvogëlim të njësive (minuta, sms dhe internet) të përfshira në çmim. Jashtë kamerave, punonjës të këtyre komponive tregojnë se rritja “e padukshme” e çmimeve të kompanive celulare, është kushtëzuar nga rritja e tarifave të sherbimit për këto kompani nga Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Siç ndodh gjithmonë, është e vështirë të kuptohet se “ku fle lepuri” në këtë marrëdhënie. Por ajo që kuptohet, është se tarifat vazhdojnë të rriten nga viti në vit. Për 2019- ën u raportua një rritje e tarifave dhe çmimeve të sherbimit nga 50% për paketat ditore dhe në 67-72% për ato javore. Ndërsa rritja e këtij viti, e konvertuar në para, është mesatarisht me 200 lekë për çdo ofertë. Këtu nuk përfshihet “përfitimet e fshehta”, të dyshuara gjithmonë nga klientët, lidhur me konsumimin e shpejtë dhe të pajustifikuar të njësive të blera apo për diferencën e ofertave nga 28- 30 ditë, për ato ditore e javore.

Rritja e rradhës e tarifave të kompanive celulare, mund të duket në pamje të parë e pandjeshme me rreth 200 lekë për paketë. Por po të kihet parasysh numri i lartë i abonentëve që kanë tre kompanitë e telefonisë celulare, fitimet e dala nga xhepat e shqiptarëve janë mjaft të larta, qoftë për ALBtelecom, Vodafonë, Telecom por edhe për vetë AKEP. Nuk është e qartë nëse do të ketë reagime nga grupe interesi apo edhe shoqata të mbrojtjes së konsumatorit në vend.

Related Posts

PS “dorëzon” Memaliajn, Gjolek Guci humbet përballë Albert Malajt
Kryesore

Tenderi 4,1 milionë euro i ujësjellësit, SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Memaliajt, Gjolek Guci

12/02/2026
Ministrja e Brendshme: Dhuna nuk mund të jetë kurrë një mjet. Policia në krye të detyrës
Kryesore

Ministrja e Brendshme: Dhuna nuk mund të jetë kurrë një mjet. Policia në krye të detyrës

10/02/2026
Protesta e opozitës, 8 policë të lënduar përfundojnë në spital
Kryesore

Protesta e opozitës, 8 policë të lënduar përfundojnë në spital

10/02/2026
I njëjti skenar/ Fjalime, molotov dhe ujë nga policia, mbyllet protesta e opozitës
Kryesore

I njëjti skenar/ Fjalime, molotov dhe ujë nga policia, mbyllet protesta e opozitës

10/02/2026
Ministri i Brendshëm: Drejtorë e shefa komisariatesh u japin kriminelëve informacione sensitive
Lajme

Taulant Balla: Kush sulmon policinë, sulmon shtetin

10/02/2026
Berisha: Rama po rrezikon anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Kryesore

Berisha: Rama po rrezikon anëtarësimin e Shqipërisë në BE

10/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ndryshime në axhendën e Derbit, Partizani del me njoftim të rëndësishëm

Ndryshime në axhendën e Derbit, Partizani del me njoftim të rëndësishëm

12/02/2026
PS “dorëzon” Memaliajn, Gjolek Guci humbet përballë Albert Malajt

Tenderi 4,1 milionë euro i ujësjellësit, SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Memaliajt, Gjolek Guci

12/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al