Në fshatin Bularat, Gjirokastër është zhvilluar sot ceremonia e varrosjes së 100 eshtrave të para të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke. Në këtë ceremoni mori pjesë ambasadorja e Greqisë në vendin tonë, Eleni Surani si dhe kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule. Eshtrat e ushtarëve u gjetën në gërmimet që po kryhen në zonën e Dragotit në Tepelenë. Zhvarrimet do të vazhdojë edhe për një kohë të pacaktuar duke u shtrirë edhe në zona të tjera të vendit sipas marrëveshjes qeveritare mes Shqipërisë dhe Greqisë.
© ArgjiroLajm.net