Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ju bënë thirrje të gjithë shqipëtarëve në Korçë, Gjirokastër, Përmet, dhe më gjërë në të gjithë Shqipërinë, që në asnjë mënyrë, me asnjë çmim dhe asnjë faturë të mos përfshihen në gërmime të kundërligjshme dhe antikombëtare në tre qytetet e mësipëme dhe rrethinat e tyre. Këto ditë, duke filluar që nga nesër në tre qytetet e mësipërme do të ketë gërmime gjoja të ushtarëve grek.
Në tokën shqiptare nuk mund të bëhen gërmime imagjinare. Asnjë ushtarë grek nuk ka rëne në tokën shqiptare dhe kësisoj nuk mund të ketë kocka dhe eshtra grekësh në trojet shqiptare. I bëjme thirrje strukturave të shtetit të Republikës së Shqipërisë të jenë të vëmendshëm. I bëjme thirrje të gjithë atyre shqiptarëve të tre qyteteve të mësipërme të mos pranojnë asnjë lek nga agjentura greke e zbritur këto ditë në Shqipëri.
Po këtyre ju themi se nëse ndodh e kundërta, ata do të ndëshkohen nga populli shqiptar. Së fundi, një thirrje për të gjithë atdhetarët e jugut dhe të këtyre qyteteve, por edhe më gjërë, keni kujdes, mbani sytë hapur, mbani veshet duke dëgjuar (ata kan shtetin Grek por edhe shtetin tonë të uzurpuar nga brenda me vete në mbështetje të tyre) ata uzurpatorët ata që dogjën pleq dhe plaka, fëmijë dhe nëna shtatëzën në Çamëri kurrë nuk do ti pranojë toka shqiptare. Edhe nëse varret ngrihen, një ditë më kazëm do ti shkulim.
Tahir Veliu, Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar