Protestat e mëparshme të opozitës, Vangjel Tavo i ndiqte nga televizori. Në të pestën me radhë, kur tashmë ai ka mbetur edhe pa mandat, ish-deputeti i LSI-së ka vendosur të jetë në shesh. Në fotot e publikuara prej tij në Facebook, Tavo shihet me punonjës të Bashkisë Gjirokastër, anëtarë të Këshillit Bashkiak, si dhe aktivistë të ndryshëm të LSI-së.
“Protesta ndaj tiranisë është bindje ndaj Perëndisë. Do vazhdojmë të ecim të bashkuar në këtë mision fisnik për një të ardhme më të ndritur për të gjithë shqiptarët”, shkruan Tavo ndër të tjera.
Një ditë më parë kryebashkiakja Zamira Rami mblodhi drejtorët e Bashkisë Gjirokastër, për t’i urdhëruar që sot të ishin të pranishëm në protestë bashkë me vartësit e tyre. Nuk dihet ende nëse edhe vetë kryebashkiakja është apo jo në protestë.
©argjiroja.net