Edhe deputeti i LSI-së në Gjirokastër, Vangjel Tavo, ka firmosur për djegien e mandatit. Madje për ta bërë më të besueshëm këtë akt të tij, në media u servir edhe një selfie me kryetaren Monika Kryemadhi. Të dy bashkë shfaqeshin të qeshur me njëri-tjetrin, teksa Tavo mbante në dorë deklaratën e firmosjes së dorëheqjes.
Por çuditërisht pas disa minutash, lajmi u zhduk nga dy mediat ku u botua për herë të parë. BalkanWeb dhe gazeta pranë LSI-së, Koha Jonë, që e raportuan të parat lajmin dhe foton e Tavos me Kryemadhin, e kanë ndryshuar tekstin pas disa minutash dhe kanë hequr fotot.
Por ‘gjurmët’ kanë ngelur së paku në linkun e publikimit fillestar të lajmit. Siç shihet në fotot më poshtë linku i BalkanWeb dhe Koha Jonë flet për pozimin e Tavos dhe Kryemadhit me letrat e djegies së mandateve. Por nëse klikon tani në këto linqe, teksi i lajmit ka ndryshuar dhe foto është hequr. Cfarë e beri deputetin e Gjirokastrës dhe kryetaren e LSI-së të ndryshojnë mendje?
©agjirolajm.net