• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vajza e Azem Hajdarit i ‘bën zbor’ Lulzim Bashës: Ne do të marrim pjesë në zgjedhjet lokale…

18/04/2019
Vajza e Azem Hajdarit i ‘bën zbor’ Lulzim Bashës: Ne do të marrim pjesë në zgjedhjet lokale…

Opozita nuk pranon t’i njohë si deputetë të saj, por pavarësisht kësaj përfaqësuesit më të rinj të parlamentit kanë nisur marrjen e vendimeve në lidhje me zgjedhjet që pritet të mbahen në qershor.

Ditën e sotme, Rudina Hajdari mbajti fjalën e parë si drejtuese e grupit demokrat duke vendosur edhe objektivat. Hajdari u bëri thirrje partive opozitare që të marrin pjesë në zgjedhje, ndërsa shtoi se opozita e re do të përgatitet për të shpalosur një alternativë të re. E bija e heroit të demokracisë tha se opozita e re nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet e qershorit.

“Dua të shpreh falenderim për kolegët që flas në emër të tyre pas krijimit të grupit parlamentar demokrat. Këta demokratë janë vërtetë që kanë dhënë kontributin e tyre në zonat e tyre dhe i shikoj si të denjë. Jam e nderuar që i përfaqësoj dhe flas në emër të tyre.

Por cilat janë synimet tona gjatë jetës parlamentare në këtë legjislaturë? E para, do të përfaqësojmë të gjithë demokratët që nuk kanë qenë dakord me dorëzimin e mandateve. Ata që ne duam t’i përfaqësojmë, përpos denoncimeve të aferave dhe skandaleve të kësaj qeverie, do të shpalosim një alternativë të qartë për një vizion të Shqipërisë së nesërme. Këtu kam parasysh, reformën zgjedhore dhe ndryshimin e sistemit. Ne do të paraqesim projektin tonë për sa i përket kësaj platforme dhe do i japim fund partitokracisë. Jemi të hapur për një sistem më të denjë, do të mbështesim reformën në drejtësi dhe integrimin e Shqipërisë.

Nuk jemi dakord për bojkotin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Sado e kompromentuar dhe korruptuar që të jetë kjo shumicë, ne nuk duam të bojkotojmë zgjedhjet. Ne do të përpiqemi që opozitarëve të mos u lëmë një vend bosh dhe ftoj çdo parti opozitare ta rikonsiderojnë vendimin, ne nuk mund të luajmë jashtë rregullave të lojës politike.

E konsideroj të rëndësishme, që ne të përgatitemi dhe të marrim çdo lloj mase të mundshme edhe duke pasur kohën në disfavor për të shpalosur një alternativë tonën”, tha ajo.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Henri, krokodili që sfidon moshën, ende në rritje pas dekadash

Henri, krokodili që sfidon moshën, ende në rritje pas dekadash

02/07/2025
E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

02/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al