Unioni i Gazetareve Shqiptare ju njeh me raportin 3 mujor te gjendjes dhe situates se gazetareve ne vend
Jeni te ftuar per pjesemarrje dhe pasqyrim te konferences per shtyp-
Tirane me 9 prill 2019
Diten e merkure, date 10.04.2019, ne oren 11.00 ne sallen e konferencave te Hotel “Theranda”, prane Institutit Shqiptar te Medias, drejtues te UGSH dhe perfaqesues nga deget e organizates sone ne qarqe paraqesin permes nje konference per shtyp raportin periodik te situates dhe gjendjes sociale te gazetareve ne vend.
Raporti i hartuar mbi te dhena te siguruara ne baze te nje pyetesori tip per 12 qarqet e vendit, per te cilin kane punuar rreth 20 gazetare dhe drejtues te te gjitha niveleve te organizates sone, ben te njohur situaten sociale, problemet specifike financiare, publikon te dhena per proceset gjyqesore ndaj gazetareve dhe me gazetaret, zhvillimet dhe ndryshimet ne skenen mediatike te vendit si dhe paraqiten konkluzione dhe kerkesa ne emer te Unionit te Gazetareve Shqiptare per institucionet ligjore dhe organizma te tjera qe merren dhe investohen per lirine e medias ne vend.
Jane te ftuar te gjitha mediat dhe koleget, si dhe perfaqesues te ambasadave te huaja qe interesohen per realitetin mediatik ne Shqiperi, organizma dhe organizata te ndryshme qe kane interes te njihen me te dhena dhe statistika specifike per situaten dhe realitetin mediatik ne vend per periudhen e 3 mujorit te pare te vitit 2019.
Ftojme zyrat dhe departamentet per mediat te BE-se, Keshillit te Europes dhe OSBE-se ne Tirane.
Konferenca do te jete e hapur per pyetje dhe interesime qe lidhen me gjendjen dhe problematikat e komunitetit te gazetareve ne vend.
Zyra e shtypit
Unioni i Gazetareve Shqiptare