Ulen temperaturat, tjetër stuhi në fundjavë


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Situata e paqëndrueshme e motit do të vijojë të jetë prezente edhe në ditët e ardhshme. Metereologët flasin për temperatura më të ulëta se më parë, që nuk shkojnë më shumë se 30 gradë celsius, ndërsa theksojnë se stuhitë do të jenë prezentë edhe këtë fundjavë.

Stuhia dhe reshjet e shiut do të na shoqërojnë deri mesin e javës së ardhshme. Metereologët flasin për një situatë të paqëndrueshme të motit, ndërsa theksojnë se e shtuna në mbrëmje do të risjellë sërish erëra të forta dhe një tjetër stuhi.

Qytetet më të rrezikuara mbeten ato në zonat bregdetare. Temperaturat do të qëndrojnë në vlerën 30-31 gradë celsius ndërsa mesi i javës së ardhshme do të sjellë sërish të nxehtin me temperatura deri në 36 gradë celsius.