U ‘zhdëpën’ me gola në Europa League, Luftëtari ‘peshkon’ një portier tjetër nga Greqia


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Luftëtari e interpretoi në mënyrën më të keqe aventurën e tij në Europa League, duke pësuar 8 gola në 2 ndeshjet me Ventspils dhe duke u eliminuar turpshëm nga Europa. Akuzat për të ishin të shumta, por tani gjithçka ka kaluar dhe gjirokastritët po mendojnë për sezonin e ri. 

Në ekip pritet edhe një portier tjetër. Sipas “Panorama Sport”, me Luftëtarin pritet të bashkohet portieri Ilias Melkas, një shqiptar me pasaportë greke dhe që karrierën e tij e ka të lidhur me ekipe të kategorive inferiore greke. Duket se Bukovski dhe Ruçi nuk e bindin stafin slloven të Luftëtarit për sezonin e ardhshëm. Melkas është testuar shpesh në ekipet shqiptare më parë, por nuk ka qëndruar në asnjë prej tyre.