U zgjodh kryetar i PD-së në Gjirokastër, ky është vendimi i parë që mori Dasho Aliko


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Pak pas zgjedhjes si kryetari i ri i PD-së në Gjirokastër, Dasho Aliko, ka mbajtur një fjalë të shkurtër përpara demokratëve në sallën e Teatrit ‘Zihni Sako’. Ndër të tjera ai tha se kishte vendosur që të mos kandidonte për kryetar bashkie. 

“Nga momenti që pranova postin e kryetarit të Partisë Demokratike, heq dorë nga kandidatura ime për kryetar bashkie. Do mbështes çdo kandidat tjetër që do dalë, që ju doni për të marrë Bashkinë Gjirokastër, për të bërë më të mirën për ju, për demokratët e Gjirokastrës dhe për të gjithë dashamirësit tanë”, tha Aliko.

Pra, ai lë të kuptohet se nëse nuk do të zgjidhej kryetar PD-je, do të ishte me patjetër kandidat për kryetar bashkie, edhe pse zyrtarizimi i kandidaturave nuk është bërë ende. Tani mbetet të presim se me kë do tentojnë demokratët të marrin Bashkinë Gjirokastër, të cilin nuk e fitojnë që prej kohës së Ylli Asllanit rreth 18 vjet më parë.  

©ArgjiroLajm.net