• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

U përfol për një video me ambasadorin e BE, reagon zv.ministrja: Goditje nën brez!

12/02/2020
U përfol për një video me ambasadorin e BE, reagon zv.ministrja: Goditje nën brez!

Zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko në daljen e saj të parë jashtë kostumit zyrtar të politikës, ka zgjedhur emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus për të rrëfyer jetën dhe pasionet e saj. E përfolur për një video komprometuese me ambasadorin Luigi Soreca, Zv.Ministre e Brendshme ka vendosur të reagojë sërish duke i quajtur goditje nën brez.

“Politika me goditje nën brez, ku ti denigron kundërshtarin, kur ti nuk ke argumentin e duhur për të luftuar kundërshtarin… unë mendoj se njerëzit arrijnë ta bëjnë diferencën… kudo në çfarëdo profesioni që je, janë kosto që i merr parasysh… historia ka treguar se ata që kanë sulmuar janë ata që humbasin, sepse në fund të ditës nëse ka diçka të mrekullueshme, është që e vërteta triumfon. Kam qenë jashtëzakonisht shumë e qetë duke qenë se nuk kam patur asnjë dilemë brenda vetes”, u shpreh Romina Kuko.

Teksa ka hapur “arkivën” e kujtimeve të saj, Kuko ka treguar për herë të parë se pasioni i saj ishte kardiologjia dhe se në fund i duhej të zgjidhte të kalonte “nga zemra tek truri”.

“Në fakt duhet të pranoj që ecuria e karrierës sime akademike është pak aksidentale. Unë kam dashur të studioj për mjekësi… investova shumë për të mësuar gjuhën gjermane… proçedurat ishin të tilla që unë do duhej të hyja në mesin e Janarit dhe jo të Shtator-Tetorit. Prindërit e mi, dy prindër të dedikuar të cilët kanë sakrifikuar shumë për mua, më thanë që nuk do të duhet të rrish 6 muaj pa shkollë… kështu që zgjedhja e dytë ishte psikologjia. Devijova nga mjekësia, nga kardiologjia në fakt që e kisha si pasion, dhe shkova nga zemra te truri.”

E pyetur nga moderatorja për rrugën drejt politikës, Romina ka treguar se një ndër personat që e kanë shtyrë drejt asaj rruge ishte babai i saj:

“Me nxitjen e bababit tim, duke qenë se ai ka një nuhatje të hollë dhe është një nga këshilltarët e mi më të mirë, kërkoi një praktikë në Ministrinë e Mbrojtjes.”

Përsa i përket jetës sentimentale, Romina cilëson të shoqin si personin që e mban në vijë gjatë çdo daljeje të sajë. Për të, ai është ndër këshilltarët më të mirë të saj dhe çdo koment i tij konsiderohet si fjalë për përmirësim./vizionplus

Related Posts

Ndarja e re territoriale/ Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes
Kryesore

Ndarja e re territoriale/ Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes

07/02/2026
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

E rëndë/ 4-vjeçari mbërrin pa jetë në spital, familjarët: Kishte të vjella pasi konsumoi mjaltë

07/02/2026
Bariu nga Tepelena i zhdukur prej 4 ditësh, vëllai: I lutem shtetit dhe gjithë njerëzve të na ndihmojnë
Kryesore

Bariu nga Tepelena i zhdukur prej 4 ditësh, vëllai: I lutem shtetit dhe gjithë njerëzve të na ndihmojnë

07/02/2026
E rëndë/ Biznesmeni italian vjen në Tiranë Shqipëri për të ngushtuar stomakun, por humb jetë
Kryesore

E rëndë/ Biznesmeni italian vjen në Tiranë Shqipëri për të ngushtuar stomakun, por humb jetë

07/02/2026
Motori elektrik përplaset me makinën, një i plagosur
Kryesore

Motori elektrik përplaset me makinën, një i plagosur

07/02/2026
Kryesore

Rama pritet të shkojë në SHBA për mbledhjen e parë të Bordit të Paqes

07/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fiorentina zhgënjen në Firenze, barazim ndaj Torinos

Fiorentina zhgënjen në Firenze, barazim ndaj Torinos

08/02/2026
Barcelonë, nis operacioni “fshesa”, Flick nxjerr në shitje 5 lojtarë

“Nuk më pëlqeu pjesa e parë”, Flick “i tërheq veshin” skuadrës: Fituam por s’kishim ritmin e zakonshëm të Barçës

07/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al