Vasil Shkurtaj ishte një nga emrat më të nxehtë në merkaton e dimrit, ku emri i tij u lakua nga shumë ekipe. Por, Kukësi ishte ekipi që e bëri pjesë të vetën, që ka qëllim të fitojë titullin kampion. Largimi i tij nga Luftëtari ishte disi i prekës, pasi në Gjirokastër tifozët e vlerësonin shumë.
Kështu në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Instagram”, Shkurtaj ka postuar disa kushte për të hyrë në shorteun dhe për të fituar fanellën me Luftëarin. Që të hysh në shortin e 20 janarit, kur shpallet dhe fituesi, duhet ta ndjekësh në këtë rrjet social, të pëlqesh postimin dhe të bësh tag tre persona të tjerë.
Më shumë se një mundësi për të fituar një fanellë, Shkurtaj kërkon që të rrisë disi fansat dhe të promovoj veten përmes rrjeteve sociale.