U ekstradua nga SHBA, flet avokati i të riut nga Lazarati: Ju siguroj që do të ketë pafajësi


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Avokati i Ruhan Hirajt, i cili u ekstradua nga SHBA pasi akuzohet si një prej autorëve të vrasjës së efektivit Ibrahim Basha në Lazarat, bëri sot një komunikim për mediat.

Nikolla tha se është e provuar me dokumenta që i akuzuari nuk ka qënë i përfshirë në këtë ngjarje, ndërsa siguroi pafajësi për Hirajn.

‘’Kurrë nuk ka qenë vrasës, kurrë nuk ka qenë pjesëmarrës në një organizatë kriminale apo të ketë kryer qoftë edhe një vepër. E ka deklaruar akuza kur e ka sjellë çështjen për gjykim, e ka provuar edhe dy vendimet gjyqësore.

Në orën 9 të mëngjesit ka qenë në Tiranë bashkë me familjen e tij. Ngjarja ka ndodhur në 10 e ca ku ka humbur punonjës i policisë së shtetit. Ç’lidhje ka 300 km larg, një montim i gabuar, një qepje me pe të bardhe në një gjë të zezë. Këto dhe plot argumente të tjera, na i lehtëson edhe ardhja me vullnetin e tij të lirë që të përballemi me drejtësinë dhe ju siguroj që do të ketë pafajësi.’’ – u shpreh avokati Bashkim Nikolla.