Është tensionuar protesta e opozitës te selia e parlamentit. Në drejtim të focave të policisë janë hedhur dhjetëra tymyese, flakadanë dhe kapsolla. Një prej kameramanëve është lënduar nga këto tymyese. Për situatën e krijuar ka reaguar edhe Presidenti i republikës, Ilir Meta.
“Presidenti i Republikës bën thirrje për vetëpërmbajtje, shmangien e incidenteve dhe provokimeve” –thuhet në reagimin e kreut të shtetit.
Protestuesit kanë prishur gardhin metalik që ishte vendosur para Parlamentit. Kordoni i parë i policisë është tërhequr pas.