Alarm në Greqi, televizionit grek i vënë bombë (VIDEO)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Një bombë ka shpërthyer jashtë stacionit televiziv privat grek Skai mbrëmjen e djeshme, duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesë, por pa lëndime.

Policia tha se shpërthimi ndodhi rreth orës 02:30 jashtë selisë së transmetuesit në Athinë autoritetet kishin evakuuar ndërtesën pas paralajmërimeve për bombë. Ende nuk e ka marrë dikush përsipër aktin, por dyshimet e para thonë se pas kësaj fshihen organizata të ekstremit të majtë dhe anarkistëve, të cilët edhe më parë kanë kryer sulme mbi mediat.

Shpërthimi shkatërroi dritaret dhe dëmtoi pjesën e përparme të ndërtesës, ndërsa dëmtime ka pasur dhe në banesat dhe në makinat që ndodhedhin pranë godinës.