Tv Gjirokastra ‘godet’ Zamira Ramin: Ku ka humbur kryebashkiakja që kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme? (VIDEO)

Për situatën emergjente që është krijuar te pallati në lagjen ‘Kodra e Shtufit’, sot në Gjirokastër kishte mbërritur kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, kreu i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, Viktor Doda dhe këshilltari për sigurinë i kryeministrit, Sandër Lleshi. Tv Gjirokastra i kishte dedikuar një kronikë speciale takimit që u zhvillua në Prefekturë. Që në nisje theksohej mungesa në takim e kryebashkiakes Zamira Rami, e cila kërkon prej ditësh shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Gjirokastër.

‘Të gjitha kritikat dhe moskryerja e detyrave të lëna nga gjeologjia, i janë ngarkuar nënkryetarit Vangjel Muço’, thotë gazetarja. Kjo është hera e parë përgjatë ditëve të kësaj emergjence, që Tv Gjirokastra drejton gishtin e përgjegjësisë nga kryebashkiakja për keqmenaxhim të kësaj situate. Me siguri që Zamira Rami nuk vuan vetëm atë se kronika ishte haptazi kundër saj, por edhe faktin se ajo ishte përgatitur nga njerëzit që dikur ajo dhe Vangjel Tavo kishin nën urdhëra tek televizioni lokal i marrë me qira nga LSI-ja. Shihni më poshtë kronikën.  

©ArgjiroLajm.net 

One Response to "Tv Gjirokastra ‘godet’ Zamira Ramin: Ku ka humbur kryebashkiakja që kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme? (VIDEO)"

  1. Dejvi   19 Shkurt, 2018 at 8:42 pm

    Nuk ka faj media qe kryetarja e bashkise injoron mbledhjet e emergjencave dhe perfaqesuesit e kryeministrise,kur uleret qe do gjendje te jashtezakonshme ne gjirokater.Te pakten te shkonte te diskutonte ato qe kerkonte per emergjencen e ketij qyteti.Po arroganca e kesaj kryebashkiake i kalon kufijte sepse nuk di te menaxhoje nje qytet.Nje peme nuk ka mbjell gjate 2 viteve qe eshte vene ne krye te kesaj bashkie.

Leave a Reply

Your email address will not be published.