Shqipëria e nis në mënyrën më të keqe aventurën në eliminatoret e Kampionatit Europian 2020.
Të besuarit e Panuccit u mposhtën me rezultatin 2-0 në “Loro Boriçi” që oshtinte njëzëri “Vaffanculo Panucci… Vaffanculo Panucci”.
Kuqezinjtë zhvilluan një pjesë të parë shumë të mirë por në minutën e 21’ ishte Burak Yilmaz që përfitoi nga gafa e mbrojtjes për të kaluar turqit në avantazh.
Gjatë fraksionit të parë të lojës vlen të theksojmë që Uzuni dhe Balaj provuan disa herë por goditjet e tyre u neutralizuan nga portieri kundërshtar.
Në pjesë e dytë ishte një tjetër histori me lojtarët e Shqipërisë që vetëm shëtisnin fanellën në fushën e blertë duke mos krijuar asnjë rast shënimi.
Ndërsa në minutën e 55’ ishte “ylli” i Milanit Hakan Calhanoglu që depërtoi bukur për të shënuar një supergol.
Mbrojtja inegzistente ndërsa portieri Etri Berisha vetëm e shoqëroi topin me sy drejt rrjetës.
E paprecedent është fakti që pas golit tifozët e Shqipërisë goditën me shishe uji, portierin Etrit Berisha.
Deri në fund rezultati qëndroi i pandryshuar me Turqinë që mori 3 pikë të arta në “Loro Boriçi”, ndërsa edhe nj herë lëkundet pozita e Christian Panuccit në stolin kuqezi.