• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Turizmi në Zonat e Mbrojtura, më shumë se 900 mijë vizitorë vetëm në periudhën janar-shtator. Syri i Kaltër mes bukurive më të kërkuara

20/10/2019
Turizmi në Zonat e Mbrojtura, më shumë se 900 mijë vizitorë vetëm në periudhën janar-shtator. Syri i Kaltër mes bukurive më të kërkuara

Turistët e shumtë vendas e të huaj gjithnjë e më shumë po shijojnë freskinë dhe bukurinë e zonave të mbrojtura që nga Lugina e Valbonës në veri e deri tek Syri i Kaltër në Sarandë. Këto zona tashmë janë kthyer në destinacione turistike mjaft të vizituara për shkak të bukurive natyrore dhe relievit të larmishëm, i cili është i përshtatshëm për turistët, që nga ata që duan të shijojnë natyrën, deri tek turistët aventurierë të cilët mund ta eksplorojnë zonën duke bërë hiking nëpër shtigje të ndryshme. Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me publikimin e të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura për numrin e vizitorëve nga janari-shtator 2019.

“Më shumë se 916,660 vizitorë në zonat e mbrojtura në janar -shtator 2019, 28% më shumë krahasuar me janar-shtator 2018”, shprehet Rama.

Zonat e Mbrojtura në Shqipëri vlerësohen si një mundësi efektive për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.Prandaj dhe po punohet fort që këto zona të mbrojtura të promovohen për vlerat e jashtëzakonshme të biodiversitetit që ato mbartin, por edhe si destinacione të rëndësishme turistike në nivel kombëtar dhe më gjerë.

Në Shqipëri, zonat e mbrojtura zënë 20% të territorit ose e shprehur ndryshe, 1 në çdo 6 metra katrorë është zonë e mbrojtur. Këto vitet e fundit (pas krijimit të Administratave të Zonave të Mbrojtura Mjedisore), tashmë vizitorët (turistët), të cilët janë pjesë e vizitave dhe ecjeve në natyrën shqiptare, kanë në shumicën e rasteve informacionin e duhur për destinacionet e veçanta që duhet të vizitojnë në këto hapësira.

Turisti në çdo rast merr informacionin e detajuar për resurset natyrore të zonës së mbrojtur mjedisore, për vendndodhjen dhe vlerat e larta natyrore, kulturore, historike, biologjike e trashëgimore të tyre si; shpella, ujëvara, kanione, maja shkëmbore, shtigje kalimi, objekte kulti etj, që ka zona e mbrojtur. Rol të rëndësishëm në këtë drejtim po luajnë punonjësit e AdZM ve (veçanërisht Rengersat) në terren, që orientojnë vizitorët drejt këtyre pikave. Po kështu, në ndihmë të tyre vijnë dhe tabelat e ndryshme informuese e orientuese që janë vendosur në hyrje dhe vende të dallueshme.

Prioritet në këto zona po merr dhe turizmi i vëzhgimit të shpendëve, sidomos i atyre ujorë. Shquhen Laguna e Karavastasë, Nartës, Kune-Vain, Liqeni i Shkodrës, Prespës etj./atsh / KultPlus.com

Related Posts

Si ta kthesh 14 shkurtin në festë kur je beqar
Lifestyle

Si ta kthesh 14 shkurtin në festë kur je beqar

10/02/2026
Lakra e Brukselit, një ‘minierë’ e vërtetë vlerash ushqyese
Lifestyle

Lakra e Brukselit, një ‘minierë’ e vërtetë vlerash ushqyese

10/02/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Lifestyle

“Ndaloni mjaltin në temperature të lartë dhe moshë të vogël”, nutricionistja: Ja çfarë ndodh

09/02/2026
A është gjithçka që hamë e lidhur me kancerin?
Lifestyle

A është gjithçka që hamë e lidhur me kancerin?

07/02/2026
Studimi shkencor/ Aktiviteti gjigant vullkanik, më i madhi në histori, si ndryshoi korja e Tokës
Lifestyle

Studimi shkencor/ Aktiviteti gjigant vullkanik, më i madhi në histori, si ndryshoi korja e Tokës

06/02/2026
Sa një autobus, shkencëtarët zbulojnë një kandil deti gjigant pranë brigjeve të Argjentinës (VIDEO)
Lifestyle

Sa një autobus, shkencëtarët zbulojnë një kandil deti gjigant pranë brigjeve të Argjentinës (VIDEO)

04/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ndërron jetë James Van Der Beek, ylli i serialeve “Dawson’s Creek” dhe “Varsity Blues”

Ndërron jetë James Van Der Beek, ylli i serialeve “Dawson’s Creek” dhe “Varsity Blues”

11/02/2026
Kupa e Kosovës, Ballkani dhe Dukagjini sigurojnë kualifikimin në çerekfinale

Kupa e Kosovës, Ballkani dhe Dukagjini sigurojnë kualifikimin në çerekfinale

11/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al