15 ditëshi i fundit i gushtit ka shtuar ndjeshëm turistët e huaj në Sarandë. Në qytetin bregdetar këtë vit mbizotëruan italianët, por nuk mungojnë as grekët e gjermanët. Pas një ditë në plazhe, turistët i japin gjallëri shëtitores ku në një 1 km gjatësi i gjen nga restorantet deri tek vendet për argëtim.
Pas një dite në plazhet e qytetit ose ishujve të Ksamilit, turistët shqiptare e të huaj i japin gjallëri shëtitores së Sarandës. Restorante, lojëra, suvenire, dhe klube ofrohen në rreth 1km gjatësi buzë detit. Produktet e detit janë kryesoret në menunë e restoranteve.
Të paktë janë të huajt që duan të provojnë ushqime tradicionale shqiptare, dhe aq më të paktë janë ato restorante që e ofrojnë atë. Ka prej tyre që pushimet në vendin tonë i shënjojnë me një simbol shqiptar. Në Sarandë këtë verë mbizotërojnë italianët. Por nuk mungojnë as pushuesit nga vendet e tjera.